Google search engine
Home Lifestyle Dikur frymëzoi masakrat në Kosovë, Besa Kokëdhima shpërthen keq, ka një thirrje...

Dikur frymëzoi masakrat në Kosovë, Besa Kokëdhima shpërthen keq, ka një thirrje urgjente për këngëtarin serb që është ftuar në Korçë: Bojkotojeni!

0
247

Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Artistja e radhës që reagoi ndaj këtij lajmi, ishte Besa Kokëdhima, e cila ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan Besa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here