Google search engine
Home Aktualitet Bienalja “Netët e Muzikës Klasike”, kuartetet e fundit të Beethoven për publikun...

Bienalja “Netët e Muzikës Klasike”, kuartetet e fundit të Beethoven për publikun shqiptar

0
253

Veprat më në zë të muzikës klasike vijojnë të ofrohen për publikun shqiptar në Bienalen “Netët e Muzikës Klasike” që po mbahet në Durrës. Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një koncert me kuartet e fundit të Beethoven. Vetë organizatorët informuan se i ftuar ka qen një nga kuartet më në z ënë Itali. “Kuartetet e fundit të Beethoven-it janë pika më kulmore e gjithë historisë së Muzikës së Dhomës. Ndërsa Fuga e Madhe është cilësuar nga Stravinski si “Mrekullia e përkryer e muzikës”. Do të kemi të ftuar një nga kuartetet më prestigjiozë italianë në panoramën ndërkombëtare. Quartetto di Cremona është i ftuar të luaj në sallat më të famshme të botës. Ka qenë kuarteti rezident në Shoqërinë e kuartetit në Milano si dhe në Akademinë Santa Cecilia të Romës. Nippon Music Foundation i ka dhënë në përdorim koleksionin e kuartetit Stradivari, dikur në pronësinë e Paganinit”, u bë e ditur nga organizatorët. Bienalja “Netët e Muzikës Klasike”, nisi edicionin e saj të X në Durrës më 1 gusht dhe do të zgjasë deri në 10 gusht, ku për publikun do të vijnë veprat më në zë të muzikës klasike. Këtë vit ky edicion titullohet: “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës”.

Detajet e koncertit

Ky event tradicional organizohet nga violinisti me famë ndërkombëtare Florian Vlashi. Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike “El jardin de las delicias” 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021. Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s: I Kopshti i Edenit, II Kopshti i Kënaqësive, III Ferri muzikor. Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brenda saj një dimension të tillë. Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturën. Gjatë Netëve të Bienales, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt… Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos. Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani. Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një Vepër Arti total.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here