Google search engine
Home Bota Tronditëse! I zhdukur prej ditësh, Policia gjen të varur aktivistin e zhdukur...

Tronditëse! I zhdukur prej ditësh, Policia gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus, ja për çfarë dyshohet

0
318

Policia ukrainase deklaroi më 3 gusht se kanë filluar hetimet për vrasje të dyshuar pasi e gjetën të vdekur aktivistin bjellorus, Vital Shyshou. “Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij”, thuhej në deklaratën e policisë.

Policia tha se do të hetonte të gjitha mundësitë, përfshirë edhe dyshimet për vrasje të maskuar si një vetëvrasje. Aktivisti më parë ishte raportuar si i zhdukur. Vital Shyshou, ka drejtuar një organizatë joqeveritare me qendër në Kiev e cila ndihmon bjellorusët që ikin nga persekutimi i regjimit të Alyaksandr Lukashenkas.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë vende strehimi për bjellorusët që kundërshtojnë Lukashenkan. Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat jo shtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Autoritetet i kanë karakterizuar protestuesit anti-qeveritarë si kriminelë ose revolucionarë të dhunshëm të mbështetur nga Perëndimi. Perëndimi ka refuzuar ta njohë Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here