Është shënuar viktima e parë zyrtare si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar Shqipërinë këto ditë. Viktima është një i moshuar në Gjirokastër.
Ndërsa bashkëshortja e 60-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në trup e fytyrë për shkak të flakëve që u ka përfshirë banesën. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Kujtojmë se situata është mjaft e rënduar në qarkun e Gjirokastrës për shkak të zjarreve. Vetëm pak më herët, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e njësisë administrative Lunxhëri-Antigone të evakuohen, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave.









































