Google search engine
Home Sport Short i favorshëm në “play-off”, goglat i sjellin fat Teutës, por duhet...

Short i favorshëm në “play-off”, goglat i sjellin fat Teutës, por duhet të kalojë Shamrokun irlandez

0
220

Shorti i këtij edicioni i hedhur në UEFA për aktivitetet e mëdha të klubeve Champions dhe Coference League nuk ishte i vështirë për ekipet shqiptare dhe me përjashtim të Partizanit që në turin e dytë pati përballë Bazelin, të gjithë skuadrat e tjera patën përballë rivalë të pranueshëm dhe goglat duhet thënë se këtë edicion sollën fat për ekipet shqiptare. Ecuria jo e mirë e disa ekipeve lidhet me mungesën e stabilitetit të tyre, financiar kryesisht, por edhe mungesë strategjish në merkato, ku kanë ndodhur shumë largime e afrime, pra krijohen grupe nga e para që kërkojnë medoemos stabilitetin e duhur, pra duan kohë të bëhen produktivë. Partizani është eliminuar, po ashtu dhe Vllaznia, duke i mbyllur aventurat e tyre në raundin e dytë. Por në garë janë ende dy skuadra të tjera shqiptare, konkretisht Teuta dhe Laçi, të cilat do të luajnë në raundin e tretë. Kurbinasit kanë një short të vështirë, pasi përballen me Anderlehtin belg, skuadër shumë më cilësore në një kampionat shumë më cilësor se yni. Ndërkohë, për Teutën duhet thënë se goglat kanë qenë bujare, sepse durrsakët kanë pasur fat në short dhe nëse ia dalin të kualifikohen ndaj irlandezëve të Shamrok Ranxhers, atëherë kanë shans dhe në “play-off”, pasi në shortin e hedhur dje ishin kundërshtarë relativisht të lehtë e të pranueshëm. Pra, për Teutën duken shanse të mira në horizont, por këto shanse mund të digjen nëse skuadra e trajnerit Edi Martini nuk mendon si duhet për kundërshtarin e radhës.

Shorti në Ligën e Konferencës

Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrokut në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”. UEFA hodhi ditën e sotme goglat për këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht. Durrsakët, në rast kualifikimi ndaj Shamrokut, do të duhet të përballen me skuadrën humbse të çiftit Omonia-Flora Talin. Kujtojmë që përballja mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Talin, është e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, teksa skuadra që do të eliminohet, shkon në “play off”-in e Ligës së Konferencë, ku i pret Teuta ose Shamroku. Janë zbuluar edhe rivalët e Prishtinës, në rast kualifikimi ndaj Bodo Glimit. Ashtu si Teuta, kampionët në fuqi të Kosovës, do të përballen me skuadrën humbëse të çiftit Mura-Zalgiris. Kujtojmë që Mura eliminoi Shkëndijën në raundin e parë të Champions-it. Ndërkohë për sa i përket Laçit, skuadra e Shpëtim Duros, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlehtit do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitese-Dundalk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here