Aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci, eksperti zbulon detajin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë: Arsyeja pse disa pasagjerë humbën jetën, ky veprim mund t’i kishte shpëtuar…

0
255

Aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, që ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania, tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Sipas portalit kroat, Telegram, autobusi që u aksidentua është i prodhimit më të ri dhe të gjitha sediljet ishin të pajisura me rripa sigurie.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here