Google search engine
Home Politike “Situata është e rëndë”/ Edit Harxhi del me paralajmërimin ‘bombë’: Do të...

“Situata është e rëndë”/ Edit Harxhi del me paralajmërimin ‘bombë’: Do të kemi dorëheqje të tjera nga degët me peshë në PD

0
519

Ish-rivalja e Bashës për kreun e PD-së, Edit Harxhi e ftuar sot në emisionin ‘Breakinmg’ paralajmëroi së në ditët në vazhdim do të këtë dorëheqje të tjera nga radhët e PD-së, nën shembullin e Korçës.

Harxhi deklaroi se përgjegjës për situatën e Korçës me dorëheqjet masive të Kryesisë së PD-së është vetë Basha dhe se për këtë ai nuk preferoi të shprehet në konferencën më të fundit për median.

“Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

“Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, theksoi Harxhi.

Ajo paralajmëroi se brenda grupit të PD-së do të ketë reagime të ngjashme si ajo e Mark Markut, sepse sipas saj Basha nuk është se ka kohezionin politik brenda PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here