Google search engine
Home Politike Drejtesi “Kam gurin dhe arrën në dorë”/ Dalin përgjimet që ‘fundosën’ zyrtarët e...

“Kam gurin dhe arrën në dorë”/ Dalin përgjimet që ‘fundosën’ zyrtarët e Kadastrës: Jepja lekët Klodit! Është mbyllur ai muhabet Gazo, mos e…

0
217

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit la sot në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës në Tiranë të vënë në hetim për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit, “Ndërmjetësi”.

Në masën e sigurisë “arrest në burg” do të qëndrojnë Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha. Ndërkohë në fuqi është lënë edhe pezullimi për drejtorin e Drejtorisë Vendore të ASHK, Panol At Nikolla.

Gazment Canaj, që ishte në rolin e ndërmjetësit, ndërsa Admir Burri, zyrtar i Kadastrës.

ABC ka siguruar dosjen e plotë si ranë në përgjime dhe në pranga personat e arrestuar, teksa gjithçka nisi nga dyshimet për blerje votash dhe përfundoi te Kadastra. Në një episod të përgjimeve, Canaj dhe zyrtari Admir Burri kishin marrë përsipër nxjerrjen e dokumenteve të pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për rastin e cilësuar si “Budini” kundrejt vlerave monetare.

Nga përgjimet rezulton se Canaj i ka telefonuar Admir Burrit dhe ky i fundit i thotë “Po, po e ka firmos vëlla, ka mbaruar, tani do ta nxjerr që të marr numrin e protokollit dhe ta kaloj te postë…

Të marr numrin dhe t’i thuash do të vijë postë me këtë numër protokolli. Dosja Gani Hamit Budini, ta rregullojë vetë ai, se do i shkojë me postë”. Disa orë më pas Admir Burri i ka dërguar Canajt numrin e protokollit të dosjes.

Canaj interesohet sërish te Admir Burri për dosjen dhe ky i fundit e qetëson duke i thënë “O Gazo, tani unë e kam edhe gurin edhe arrën në dorë. Për këtë praktikë janë bo të gjitha, janë për firmë në certifikatë. Mos zgjatemi shumë, Budini është një miliard përqind i mbyllur. Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia” i thotë ai gjatë bisedës duke nënkuptuar se çdo gjë ka mbaruar.

Disa orë më pas, Gazment Canaj e telefonon sërish Admir Burrin dhe i thotë se kishte shkuar në hipotekë, kishte pyetur dhe nuk ishte bërë asgjë duke i kërkuar që të interesohet sërish.

“Ik e thuaj o vëlla, nuk ka bërë gjë ai, ik e thuaj përse je tall? Varja aplikimin te qafa. Nesër deri në orën 10:00 do të morim atë, ose thuaj do të përgjigjesh te Klodi o lalo, jepi lekët Klodit”.

Pas disa telefonatave në datë 16 Qershor çështja e praktikës së pronësisë për dosjen “Budini” zgjidhet.

Biseda e përgjuar mes Gazment Canajt dhe Admir Burrit

Gazment Canaj: Anej je ti?

Admir Burri: Këtu, këtu, më ke te hipoteka

Gazment Canaj: Do e mbyllësh sot, e merr Budinin?

Admir Burri: Po, po, Budni është mbyllur muhabeti Gazo. Mos e diskuto atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here