Lushnja u trondit sot nga vrasja e 30-vjeçarit Romeo Hasalla dhe plagosjes së babait e dy vëllezërve të tij. Një konflikt për pronën me kushërinjtë Kastriot dhe Afrim Hasalla i çoi drejt masakrës.
Këta të fundit pas krimit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja pasi qëlluan me armë gjahu, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Raportohet se viktimat dhe të plagosurit, prej vitesh ishin në konflikt për pronën.
Po kush ishte Romeo Hasalla?
30-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve të mitur. Ai kishte vetëm 2 ditë që ishte kthyer nga Greqia, vend ku dhe jetonte e punonte, ndërsa për fat të keq, plumbat e çiftes që mori mëngjesin e sotëm, rezultuan fatale për to.









































