Presidenti Joe Biden ka njoftua se administrata e tij po shqyrton mundësinë e bërjes së vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë punonjësit federalë. CNN shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak se numri i infektimeve po rritet dita ditës, kjo gjë edhe për shkak të variantit Delta. Ai ka thënë se nëse 100 milion personat e tjerë do të bënin vaksinën, atëherë do të ishin në vend më të sigurtë.
“Amerikanët që nuk po bëjnë vaksinën janë ata që po “mbjellin” konfuzion të madh. Me rritjen e njohurive për këtë virus dhe variantin e tij Delta, po rritet edhe shqetësimi ynë. Është vetëm një gjë që ne e dimë me siguri, nëse ata 100 milionë njerëz të tjerë do të bënin vaksinën, ne do të ishim në një botë shumë të ndryshme”, tha ai.









































