Google search engine
Home Politike A ka lidhje Berisha me vendimet e Bashës? Andrea Mano del me...

A ka lidhje Berisha me vendimet e Bashës? Andrea Mano del me deklaratën e fortë pas dorëheqjes: Demokratët i kanë humbur shpresat tek ai

0
220

PD-ja e Korçës i dha dje një goditje të fortë Lulzim Bashës. Kryetari i degës së PD-së në Korçë, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm dhe 13 anëtarë të kryesisë, të cilët akuzojnë Bashën se e drejton partinë me arrogancë e klientelizëm dhe po e përdor atë për interesat e veta duke hedhur poshtë sakrificat e anëtarësisë në këtë opozitë të vështirë, dhanë dorëheqjen

Andrea Mano ishte i ftuar ditën e sotme në “Breaking ku tha se, një pjesë e demokratëve janë shpërfillur nga Basha.

“Një pjesë e demokratëve janë shpërfillur nga Basha. Demokratët në rang vendi i kanë humbur shpresat tek Basha. Lënia e bashkive dhe mandateve i dhanë Ramës shumë pushtet dhe dikush duej të mbaj përgjegjësi dhe morale. Synimi  i demokratëve është të qeverisin Shqipërinë. Kryetari i partisë duhet të vlerësojë kontributet e partisë. Duhet të kuptojmë se dorëheqja ka ardhur si akt moral dhe përgjegjësi, ky grup njerëzish u ndjen të pa-vlerësuar nga Basha. Anëtarët e PD në Korçë duhet të pyeteshin dhe jo të vendosej nga qendra. Analiza është bërë nga një raport të ngushtë dhe nuk ka pasur një analizë të gjerë. Ne duhet të lexojmë rezultatin e zgjedhjeve të kapim mesazhin dhe të analizojmë pse kemi marrë më pak vota se kundërshtari. Basha duhet të ishte më kolegjial dhe delegim, kompetencash do ti bënte më mirë Bashës. Sali Berisha nuk ka lidhje me vendimet e Bashës pasi është ai që i ka marrë të gjitha vendimet”, tha Mano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here