“Nuk më kishte ndodhur kurrë”/ U gjendën në mes të aksionit policor në Tiranë, Klodiana Lala dhe gazetari i njohur përballen me të papriturën: Më shtrinë përtokë! (VIDEO)

0
295

Gazetarja Klodiana Lala dhe kolegu i saj Ergys Gjençaj u përballën sot me një situatë të pakëndshme teksa po ktheheshin në zyrat e tyre të punës. Ata u gjendën në mes të një aksioni antidrogë të policisë në Tiranë dhe nxituan që ta filmonin gjithçka me telefonat e tyre.

Mirëpo në këtë moment, gazetari Gjeçaj u shtri përtokë nga policia. Lala thotë se ajo bashkë me gazetarin kur panë aksionin dolën për të filmuar, por Policia pa shpjegim e shtriu përtokë dhe e mbajti të rrethuar dhe pa lëvizur për 1 orë koleguan e saj.

Ajo thekson se insistoi tek efektivët se Gjençaj ishte në krye të detyrës, ata e morën dhe e shtrinë përtokë

“Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte nga Varri i Bamit drejt televizionit, konstatuam se efektivët e Policisë po ndalonin një automjet. Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin.

Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj. Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i Neës24. Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi. Ndërhyu një efektiv për të larguar grupin. Po filmonim nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë. ‘’- tha Lala.

Duke folur nga vendngjarja, pasi është lënë i lirë, gazetari Gjençaj tha se kjo situatë nuk i ka ndodhur kurrë më parë, ndërsa shtoi se ashtu siç policia po bënte detyrën e saj për të goditur krimin, edhe ai si gazetar po bënte punën e tij.

“Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt.

Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani.

Më dhanë shpjegime, sepse sipas tyre, unë ndërhyra në aksionin e policisë. Unë nuk e di ku është ndërhyrja ime, kur isha në makinën e loguar të News24. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë. Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë”, tha gazetari Ergys Gjençaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here