Italia goditet nga breshëri gjigant/ 4 persona plagosen. Dëme kolosale në disa qytete, shkatërrohen makinat në autostradë

0
250

Një mot aspak i zakontë ka mbërthyer pasditen e djeshme Italinë duke u goditur nga breshëri gjigant, duke sjellë dëme kolosale në disa qytete dhe përgjatë autostradës midis Piacenza dhe Parmës, në Italinë veriore

Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, tregohen momentet e frikshme të fenomenit natyror i cili ka sjellë edhe dëme të mëdha materiale, por edhe persona të lënduar në mbarë vendin.

Një pronar dyqani 78-vjeçar u plagos në komunën Luzzara të Reggio Emilia pasi moti i tmerrshëm shkaktoi që dritarja e dyqanit të tij të binte mbi të. Burri u shtrua në spital me një frakturë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here