Google search engine
Home Aktualitet Forcat Speciale gjejnë drogën të fshehur në kuti picash, dalin pamje të...

Forcat Speciale gjejnë drogën të fshehur në kuti picash, dalin pamje të reja nga aksioni në Tiranë, shihni si largohet me shpejtësi ‘Benzi’ i zi (VIDEO)

0
224

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamje të reja nga aksioni i Forcave Speciale të Policisë sot në Tiranë.

Në videon shihet momenti kur Forcat Operacionale gjejnë drogën e ndarë në pako, të vënë në kuti picash dhe të fshehur poshtë një makine.

Gjithashtu efektivët e policisë u përpoqën që të ndalonin edhe një makinë të zezë luksoze, por që nuk ia arritën pasi ajo u largua me shpejtësi.

Policët e armatosur dhe të maskuar i kërkonin shoferit të hapte derën, por ai shtyp gazin e makinës dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e uniformave blu. Nga aksioni mësohet se janë shoqëruar tre persona, ndërsa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here