Një krim në familje dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, ku një 47-vjecar është gjetur i pajetë në banesë, me shenja dhunë. Polici ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës.
Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.
Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.
Mësohet se rreth orës 22.30 të së Dielës, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Ylber Elezi po ndodhte një konflikt në familje.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M.E., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.
Efektivët kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete kryefamiljarin Y.E., 47 vjeç.
Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja e viktimës M.E. dhe vajza e tyre A.E.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të saj, njoftoi policia.









































