“Them ‘oh zot i madh ti nuk e njeh’”/ Fiori Dardha rrëfehet si asnjëherë më parë dhe bën deklaratën e fortë: Ajo shkel dhe mbi kufoma vetëm për të dalë 5 min në TV

0
203

Moderatorja e njohur shqiptare ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj private, planet dhe karrierën. Fiori Dardha është rrëfyer si asnjëherë më parë në “Natën me Aulonën”.

Në fund të programit, moderatorja dhe gazetarja e dashur për publikun shqiptar u ndal te personazhet e tjerë televiziv. Aulona e pyeti nëse ka ndodhur që për një koleg ose kolege të ketë pasur simpati nga ekrani por më pas ka rezultuar tërësisht e kundërta dhe Fiori nuk ka nguruar të përgjigjet.

“Më ndodh shpesh që lexoj në rrjete sociale ku i shkruhet një personazhi publik ‘Ti rrezaton mirësi, reflekton pozitivitet’. Them ‘oh zot i madh ti nuk e njeh. Ti nuk e di që ajo është e gatshme të shkelë edhe mbi kufoma për të dalë 5 minuta në televizor. Prandaj them që rrjetet sociale dhe ekrani janë një gënjeshtër e madhe. Pra ti u serviresh të tjerëve ashtu siç ti do, jo ashtu siç ti je”, është shprehur ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here