“Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier”/ Priten zhvillime të bujshme, Petro Koçi mbërrin në SPAK

0
192

Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Posaçme.

SPAK ka thirrur deputetin e zgjedhur të PS-së, pas një denoncimi që bëri ai pak ditë më parë përmes një statusi në rrjetet sociale. Koçi kërkonte hetim mbi financat publike në Fier, që sipas tij ishin në duart e trafikantëve.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili shkruante se tenderat në Fier po fitohen nga trafikantët.

Deklarata e Koçit bërë pak ditë më parë në faqen e tij të “Facebook”:

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lej

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here