Google search engine
Home Politike “Shuma është MARRAMENDËSE”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’, tregon çfarë kanë zbuluar agjencitë...

“Shuma është MARRAMENDËSE”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’, tregon çfarë kanë zbuluar agjencitë ndërkombëtare për politikanët shqiptarë: Çfarë më thanë dy ekspertë të huaj

0
221

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar agjencitë ndërkombëtare partnere me Shqipërinë kanë arritur të identifikojnë në bankat e huaja “shumën marramendëse” të parave të korrupsionit të lartë shqiptar në këto 30 vite post-komunizëm.

“Do të shihni çudira”, tha Ngjela në një intervistë për Neës24.

Pjesë nga deklarata e Ngjelës:

Kalimi në kontroll vettingu me padi penale për personat që nuk kanë forcë për të justifikuar pasuritë e tyre. Si mendoni që s’kanë pasuri? Këta kanë ardhur me këpucë të Gjirokastrës dhe kanë pallate. Mbase ua ka lënë gjyshja. Shikojini. Do shikoni çudira. Këta pse janë të shqetësuar. Nëse nuk kanë pasuri të paligjshme s’kanë pse shqetësohen fare.

E shikoni varfërinë aktuale? Është rrjedhojë e korrupsionit galopant ndër vite.

E di si më thanë dy ekspertë të huaj. Po të mos ishte ky korrupsion galopant, nga viti 2013-2012 Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës. E dini sa është shuma që është interceptuar në bankat ndërkombëtare nga partnerët që po na asistojnë. Është shumë marramendëse. Është zbuluar shuma tashmë duhet ndërhyrja për t’i sekuestruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here