Mësohet se ditën e sotme deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Petro Koçi është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) për të dëshmuar.
SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderat po fitohen nga trafikantët.







































