Google search engine
Home Sport Mbape arrin marrëveshje me Ançelotin, kalimi tek Reali punë orësh

Mbape arrin marrëveshje me Ançelotin, kalimi tek Reali punë orësh

0
282

Sulmuesi do të zbresë në stërvitje me PSG vetëm për pak seanca, por kalimi tek Reali i Madridit shihet i sigurt dhe këtë e konfirmojnë mediat franceze

Sulmuesi i Paris San Zhermen, Kilian Mbape, po bën llogaritë e merkatos, por dukshëm në rrugën drejt Realit të Madridit. Sulmuesi francez, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022, e ka bërë të ditur se nuk dëshiron të qëndrojë në Paris dhe po bën presion për t’u shitur, me shpresën se kupola drejtuese do ta dorëzohet për të shmangur humbjen e tij falas pas një viti. Për Mbapenë s’ka më prapakthehu, ai tashmë ka një marrëveshje me Realin e Madridit dhe shpreson të jetë nën urdhrat e Ançelotit sa më shpejt. Parizienët, në pritje të largimit të mundshëm të “xhevahirit” të tyre të ri, po studiojnë gjithnjë e më shumë terrenin për të afruar Kristiano Ronaldon, i cili është ende i lidhur në kontratë me Juventusin. Skuadra e PSG-së, shumë aktive në këtë merkato verore, mund të bëjë një tjetër goditje të madhe, duke transferuar në “Parc des Princes” Pol Pogbanë. Por drejtuesit parizienë janë të vetëdijshëm për faktin se, herët a vonë, do të detyrohen të arkëtojnë të paktën 150 milionë në mënyrë që të mos pësojë sanksione lidhur me “Fair-Play Financiar”. Zgjidhja e vetme duket të jetë ajo e largimit drejt Madridit e sulmuesit të ri, për të provuar më pas afrimin e CR7 në Francë, duke përdorur Mauro Ikardin për këmbimin me portugezin e Juventusin. Ndërkohë, Paris San Zhermen vijon të grumbullojë lojtarë shumë cilësoë për objektivat e saj madhorë. Pasi afroi Xhixho Donarumën për portën, skuadra e njohur franceze po “rrëmben” të gjithë lojtarët që kanë staturë në Champions dhe kanë fituar eksperiencë në këtë aktivitet, pra ku duket qartë se PSG ka ambicie të mëdha në sezonin e ri. Në këtë gamë lëvizjesh përfshihet dhe ish-lojtari i Liverpulit, Xhorxhinjo Vijnaldum. Mesfushori holandez i cili la Liverpulin për t’u transferuar te skuadra franceze u prezantua si lojtari më i ri i Paris San Germain duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë etapë të re në karrierën e tij. “Një ndjesi e fortë, pasi jam pjesë e një klubi të madh, që është i mbushur me lojtarë të shkëlqyer. Parisi është një qytet i bukur, me një tifozeri të jashtëzakonshme. E di mirë, pasi kam luajtur kundër PSG në ‘Parc des Princes’. Kjo është një ditë e shkëlqyer për mua dhe familjen time, pasi po nisim një aventurë të re. E kam treguar në klubet ku kam luajtur që jam një futbollist që dëshiron të fitojë. Dua të përmirësohem dhe të mësoj nga shokët e trajnerët, është pjesë e mentalitetit tim. Synoj të sjell këtë mentalitet tek ekipi dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt“, nënvizoi në fund Vijnaldum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here