Google search engine
Home Politike “Këta të PD dëgjoni ju?”, reagon ashpër Spartak Ngjela: SPAK nuk është...

“Këta të PD dëgjoni ju?”, reagon ashpër Spartak Ngjela: SPAK nuk është ngritur për këto çështje

0
257

Ndërsa institucionet e reja janë ngritur nuk është bërë shumë në drejtim të hetimit të çështjeve të rëndësishme si shembja e Teatrit Kombëtar, koncesionet apo krimi zgjedhor.

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se SPAK nuk ka lidhje fare me këto çështje.

Sipas tij kjo strukturë e posaçme është ngritur për të hetuar korrupsionin e kryeministrave, ministrave e kryebashkiakëve.

“Nuk janë gjë fare, nuk është ngritur për këto SPAK. SPAK është ngritur për korrupsionin e kryeministrave, ministrave, kryetarëve të bashkisë. As nuk do t’ja dijë fare për ato, këta të PD dëgjoni ju. Duhet të fillojë goditjen penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror të dy krahëve të politikës. Ka filluar majtas. Në nivel ministrash ende, por kryetarë bashkish po dhe ka filluar majtas, majtas duhet ta fillonte. Kjo është doktrina, fillon me pushtetin”, tha Ngjela për Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here