Google search engine
Home Politike Drejtesi “Jemi në fazën pa kthim”, Gent Ibrahimi iu dërgon ultimatumin e prerë...

“Jemi në fazën pa kthim”, Gent Ibrahimi iu dërgon ultimatumin e prerë drejtuesve të Drejtësisë: Ka ardhur koha për…

0
291

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar në kuadër të 5-vjetorit të Reformës në Drejtësi, u shpreh i prerë se institucionet drejtuese të Drejtësisë duhet të bashkëpunojnë për të dhënë rezultatet e duhura.

 Ibrahimi theksoi se për të gjitha këto institucione është koha për të dhënë rezultate sepse jemi në një fazë të pakthyeshme të funksionimit të reformës në drejtësi.

“Vendimet e mëdha politike janë marrë që në vitin 2016. Mendoj se është e drejtë të rishikojmë institucionet drejtues që zgjidhjet të japin rezultatet. Mendoj se ka ardhur koha t’i japim rëndësisë materializimit të politikave publike.

 Është koha të japim rezultatet në këtë nivel. Besoj se pamja e përfaqësuesve të institucioneve tregon qartë që arkitektura e re është komplekse dhe inteligjente dhe në gjendje të japë rezultate maksimale. Duke qenë komplekse sjell nevojën për koordinim.

 Vetëm kështu mund të japim rezultate. Për të gjitha institucionet që janë të përfaqësuara këtu është koha për të dhënë rezultate sepse jemi në një fazë të pakthyeshme të funksionimit të reformës në drejtësi”, tha Ibrahimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here