Google search engine
Home Politike Gazetarja e njohur shqiptare plas ‘bombën’, zbulon emrin e politikanit që do...

Gazetarja e njohur shqiptare plas ‘bombën’, zbulon emrin e politikanit që do të ‘goditet’ nga SPAK: ‘Peshqit e mëdhenj’ do t’i shtohen listës

0
232

Gazetarja Anduena Llabani teksa komentoi operacionet e ditëve të fundit të SPAK, u shpreh sot se pritet që zyrtarë të tjerë të lartë t’i shtohen listës së SPAK.

“Për herë të parë, SPAK arriti në dyert e një bashkie, gjykate dhe prokurori. Duhet se do të shkojë edhe të zyrtarë të tjerë të lartë. Megjithatë sot kemi institucione që drejtohen nga dy prokurorë apo dy gjyqtarë. Ka të tillë që kanë 800 dosje për të shqyrtuar.”, u shpreh Llabani.

Sa i takon verifikimeve që po kryhen në Bashkinë e Fierit, bazuar mbi deklaratat e Petro Koçit për dyshimin e abuzimit me tenderat, Llabani tha se kryebashkiaku Armando Subashi mund të jetë emri i radhës.

“Ishte i pritshëm. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbledhur dokumentacionin në Bashkinë e Fierit. Shkak është bërë një deklaratë e deputetit Petro Koçi, i cili i referohet një tenderi të hapur nga Bashkia e Fierit. Ky ka qenë një hap tjetër i SPAK. Deklaratat e Koçit kanë qenë një ushqim për të arritur te peshku i madh në Fier.”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here