Skandali me përgjimet e Pegasus, Macron merr vendimin e rëndësishëm

0
222

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ndërruar numrin dhe celularin e tij, pas skandalit të spiunazhit me softuerin Pegasus. Lajmi u bë i ditur për mediat ndërkombëtare, nga një zyrtar i Presidencës, i cili sqaroi se ky ishte një ndër veprimet e para konkrete në lidhje me skandalin.

“Presidenti ka disa numra telefoni. Kjo nuk do të thotë se është spiunuar. Është vetëm siguri shtesë”, tha ai për agjencinë e lajmeve, Reuters. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se protokollet e sigurisë së presidentit po ndryshojnë pas incidentit me Pegasus.

Aktivistë, gazetarë dhe avokatë përreth botës janë shënjestruar me një virus telefonik, duke rënë pre e përgjimeve. Akuzat lidhur me programin e njohur si “Pegasus”, u raportuan nga Uashington Post, The Guardian, Le Monde dhe 14 media të tjera prestigjioze përreth botës.

Sipas tyre, virusi infektonte pajisjet iPhone dhe Android duke u mundësuar operatorëve të kopjojnë mesazhe, fotografi, emaile, regjistruar telefonata dhe aktivizuar mikrofonët në mënyrë sekrete, megjithatë kompania izraelite nuk pranon ndonjë shkelje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here