Google search engine
Home Aktualitet Zbardhet dosja për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutimi u krye për shkak...

Zbardhet dosja për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutimi u krye për shkak të lojërave të fatit, plani ishte për të vrarë Ervis Martinajn

0
782

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. Nga përfundimi i hetimeve ka dalë se shkaku i vrasjes së ish-policit është rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive. Sipas SPAK, autorët e vrasjes janë anëtarët e grupit kriminal të vëllezërve Duka, së bashku me vëllezërit Duka. SPAK i ka kërkuar gjykatës dënimin ndaj autorëve të akuzuar, pasi sipas zbulimit të bërë, të dyshuarit kishin kohë që e ndiqnin Santiago Malkon. Në akuzën e formuar, kanë qenë vëllezërit Duka dhe anëtarët e grupit të tyre kriminal, të cilët e kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen. Ekzekutimi i ish-efektivit ndodhi pas largimit nga spitali pas shtrimit të vajzës së vogël të tij. Ai u qëllua disa herë me pistoletë dhe kallashnikov. Pas përfundimit të hetimeve, prokurori Behar Dibra u shpreh se në kërkesën e tij dhe në hetimet e kryera mendohet se ekzekutimi fillimisht do bëhej ndaj Ervis Martinaj, bashkëpunues i Santiago Malkos, për një tentative ndaj Erlis Dukës. Ata nuk kanë mundur ta gjejnë, ndonëse kishin informacion se kishte udhëtuar në drejtim të Spanjës apo Turqisë. Kështu ata kanë ekzekutuar ish-efektivin. “Që prej muajit maj, e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit F. H., i njohur me nofkën “Dogja”, L. D., dhe E. Duka., kanë siguruar informacione rreth vendndodhjes së lëvizjeve të Malkos, me qëllim eliminimin fizik të tij. Ata kanë paguar edhe një shumë parash për informacionet që kanë siguruar; kanë marrë informacion rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, shkruhet në dosje. Vrasja e planifikuar nga vëllezërit Duka u organizua në bazë të burimeve njerëzore, në burime financiare dhe logjistikë. Ngjarja e ndodhur më 27 gusht 2019 u vu në plan nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilësuar si aktivë në terren dhe dy persona të tjerë që kanë urdhëruar dhe paguar një nga të akuzuarit Fatmir Hysenin, i njohur si “Doqja e Vlorës” për të qëlluar më armët e zjarrit në drejtim të objektivit të tyre, Santiago Malko.

Të akuzuarit dhe veprat e tyre penale

Të pandehurit për vrasjen e Santiago Malkos janë Leonard Duka (i shpallur në kërkim), Erlis Duka (në kërkim), Oltian Loga (në kërkim), Aleksandër Maxhaku (në kërkim), Fatmir Hyseni (Musai) (në kërkim), Dritaj Agaj (në kërkim), Bledar Teta (në kërkim), Ilir Selmani i cili gjendet në paraburgim, Elvis Gaçaj i cili gjendet në gjendje të lirë dhe Xhoni Nica, për të cilin është kërkuar nga SPAK pushim akuze. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj akuzohen për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”. Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për një ngjarje të ndodhur më 19.4.2019 në kompleksin “Halili”, Tiranë. Oltjan Loga akuzohet dhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”,për një ngjarje të ndodhur më datë 30.09.2019. Ndërsa Ilir Selmani akuzohet për “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” për një ngjarje të ndodhur më datë 16.04.2020 dhe rreth orës 15:30 në Tiranë, në kontrollin fizik për arrestim të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here