Përmbytjet në Europë vijojnë të mbajnë të freskët ndjenjën e pasigurisë, tmerrit dhe frikës. Ndërkohë që numri i personave të cilët kanë humbur jetën në Europën Perëndimore raportohet të jetë të paktën 183 dhe numri i atyre të cilët konsiderohen të humbur është shumë i lartë. Tashmë kafilluar të krijohet një panoramëedhe më e qartë e dëmeve materiale, ndërkohëqënë disa rajone uji ka filluar të tërhiqet. Sipas BBC, të paktën 156 njerëz raportohet se kanë humbur jetën vetëm në Gjermani, duke përfshirë katër zjarrfikës. Landet NorthRhine-Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Saarland kanë qenë më të prekurat. Vetëm në shtetin Rheinland-Pfalz, policia raportoi 110 të vdekur dhe 670 të plagosur. “Ekziston frika që numri i viktimave do të rritet”, tha policia në rajonin gjerman Rhineland-Palatinate. Në këtë deklaratë të policisë u tha se vetëm në këtë rajon, 670 persona janë lënduar. Përveç katër shteteve të goditura më së keqi nga përmbytjet – Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu – me përmbytje tani po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke. “Shirat dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të rënda në Austri”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz ndërsa qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur plotësisht. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën gjithashtu në Belgjikë. Ekipet e shpëtimit në të dy vendet ishin duke kërkuar nëpër rrënoja për të gjetur viktima dhe të mbijetuar, shpesh në kushte të rrezikshme. Liderët europianë fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë katastrofë. Ekspertët e mjedisit shprehen se ngrohja globale bën që shirat të bien në sasi më të larta.
Reagimet
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulavon der Leyen ka vizituar zonat e përmbytura në Belgjikë dhe ka postuar në Twitter një mesazh ku thuhej: “Evropa është me ju”. Belgjika ka shpallur 20 korrikun ditë zie për të nderuar viktimat e përmbytjeve. Ditën e djeshme Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet. “Është një situatë surrealiste dhe fantazmë, pothuajse do të thosha se gjuha gjermane po lufton për të gjetur fjalët për të përshkruar shkatërrimin që është shkaktuar”, tha Merkel, ndërsa premtoi se qeveria federale dhe rajonet do të veprojnë së bashku për të rivendosur gradualisht rendin në zonat e shkatërruara. Ndërkohë, veç Europës, një shtet tjetër qëështë duke u përballur me pasoja nga stuhia, është India. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në tre periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh. Kjo u njoftua nga autoritetet zyrtare të Indisë, ndërsa shpëtuesit përdornin duart për të gërmuar tokën dhe për të gjetur trupat. Autoritetet deri më tani kanë raportuar 11 incidente të shembjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait. Kryeministri Narendra Modi përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë. Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë. Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të ketë reshje të mëdha shiu deri në katër ditët e ardhshme.







































