Google search engine
Home Aktualitet Rrebeshe shiu dhe breshëri, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë ditës...

Rrebeshe shiu dhe breshëri, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

0
202

Meteoalb njofton se do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në vendin  tonë, të cilat do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites. Në zona të izoluara do ketë ministuhi breshëri dhe forcim të parametrit të erës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por rriten lehtë në mesditë  duke u luhatur nga 13°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi  Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here