Deputeti i zgjedhur i PD-së në Lezhë, Mark Marku shprehet i bindur se protagonizmi i Berishës e ka dëmtuar Bashën.
“Ka dy rrugë e para të vazhdohet duke i ngjarë në mentalitet liderit të mëparshëm, imitimi sjell dobësimin. Basha duhet të kishte ndryshuar modelin e lidershipit në një model modern, liderat europian kanë karakteristikat e një menaxheri.”, tha Marku. Për emisionin ‘Breaking’.
“Roli i një individi buron prej një organizate dhe një parti, lind prej vullnetit për ta ndryshuar. Unë flas për humbje pasi opozita nuk është në pushtet dhe kjo është humbje. Unë mendoj se ka nevojë për reflektim dhe një mandate opozitar jep shumë pak shpresa dhe duhet të përballesh me faktin. Duhet një analizë e thelluar e gjithë periudhës së PD, të shfaqesh qytetarëve pse duhet të vazhdosh. Berisha është lideri historic që ka udhëhequr partinë demokratike, njeri karizmatik pasi marrëdhënia e liderit vazhdon edhe pse iku nga pushteti. Unë mendoj që protagonizmi i Berishës e ka dëmtuar Bashën, mendoj se ky dublim është se Basha nuk ka arritur të fitoj autoritetin. Ka dy rrugë e para të vazhdohet duke i ngjarë në mentalitet liderit të mëparshëm, imitimi sjell dobësimin. Basha duhet të kishte ndryshuar modelin e lidershipit në një model modern, liderat europian kanë karakteristikat e një menaxheri. Unë pres një reflektim, fjalimi im ishte diçka e përtejme, ka shumë që dyshojnë tek proçesi”, tha Mark Marku.








































