Google search engine
Home Politike Spiunët rusë përdorën “Qafën e Thanës” për t’u futur në Shqipëri gjatë...

Spiunët rusë përdorën “Qafën e Thanës” për t’u futur në Shqipëri gjatë “Defender”/ SHBA merr masa për sigurinë e kufijve, Kim mesazh nga pika doganore

0
223

Pas dëbimit nga Shqipëria të rusëve që dyshoheshin si spiunë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë masat për të rritur sigurinë përgjatë kufirit shqiptar. Një gjë të tillë e ka pohuar ditën e djeshme ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ishte dje e pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore pikërisht në Qafë Thanë, teksa deklaroi se Amerika me ndihmën e saj do ta bëjë Ballkanin Perëndimor akoma edhe më të sigurtë. Ajo u shpreh se më parë kufijtë kanë qenë si mure duke ndarë njerëzit, por sot kufiri është akoma dhe më i sigurtë dhe ka si synim të sjellë njerëz më pranë. Sipas saj kjo gjë do të çojë më para integrimin dhe paqen e vendit. Po ashtu Kim foli edhe për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të cilën deklaroi se SHBA e mbështet plotësisht këtë qëllim. Lidhur me pajisjet e dhuruara, ambasadorja u shpreh se kjo ndihmë shërben që doganat të kenë standarde akoma edhe më të larta sa i përket kontrollit dhe sigurisë. “Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë. Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurt, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE dhe SHBA e mbështet këtë qëllim. Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë”, tha Yuri Kim. Pra, kjo deklaratë e ambasadores Kim është një mesazh i qartë që SHBA po merr masa për sigurinë e kufijve në Shqipëri.

Ja pse dyshohej ardhja e rusëve

Kujtojmë se në fund të muajit qershor dy shtetas rusë të identifikuar si Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov u vendosën nën hetim nga Prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të Kodit Penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni. Rusi i parë Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Veprimtaria e tij u pa si e dyshimtë nga hetuesit, të cilët dyshonin se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe 21. Rusi i dytë u mbajt nën vëzhgim gjatë tre ditëve qëndrimi dhe u vëzhgua në distancë nga Antiterrori shqiptar, ai madje kishte qëndruar në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me emrin e tij të vërtetë. Ai më pas u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për t’u larguar më pas. Kujtojmë se konflikti midis qeverisë shqiptare e asaj ruse ka ardhur duke u thelluar. Muajt e fundit janë dëbuar shumë diplomatë rus nga vendi ynë, ndërsa një ngjarje që ka ngjallur konflikt është kjo e nisjes së procedimit penal ndaj dy shtetasve rusë të dyshuar për spiunazh. Ministria e Jashtme ruse edhe reagoi në rrjetet sociale duke sulmuar NATO-n dhe prokurorinë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here