Google search engine
Home Politike Klodiana Lala e nxjerr “zbuluar”, kërkon largimin URGJENT të Ardi Veliut: Gënjeu...

Klodiana Lala e nxjerr “zbuluar”, kërkon largimin URGJENT të Ardi Veliut: Gënjeu publikisht

0
198

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit.

Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut. Gazetarja ka reaguar ashpër ndaj Policisë, e cila sipas saj fsheh ngjarje të rëndësishme, ndërsa nxiton të dalë me njoftime për raste më pak të rënda.

“Kolegë gazetarë lexojeni me shumë kujdes këtë njoftim të Policisë së Shtetit. Aq i detajuar është sa më duket vetja sikur jemi në Holandë.

Por ama kur u vra Klodian Rasha, njoftimet ishin nga 2 radhë dhe më shumë ngatërrohej media se sqarohej.

Edhe për masakrën e Elbasanit deklerata u bë një ditë më vonë.

Aty z.Veliu gënjeu publikisht. Bëri shërbimin e radhës.

Po kur kapet drogë në Port e policia shtrydhet të japë detaje.

Rastet janë të pafundme. Sikurse të tilla janë edhe rastet kur policia ka fshehur arrestime apo ngjarje.

Kjo e Dibrës është ngjarja më e rënde që ka ndodhur kohët e fundit e siç e shihni policia po bën transparencë.

Pika policisë.

Ard Veliu hiq kapelen”, shkruan Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here