“Mos thotë Rovena u keputën në b…”/ Zbardhen të tjera përgjime, avokatja ‘në hall’: Kam frikë se i dhashë pak zv.ministres

0
211

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK që çoi në goditjen e ish-zv.ministres Rovena Vodo dhe Florida Beut dhe Majlinda Hasanit. Ato u lanë në “Arrest shtëpie”, ndërsa përgjimet kanë zbardhur edhe korrupsionin.Sipas të dhënave, Voda ka marrë përfitime monetare nga shtetaset, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, në mënyrë që t’iu gjente një vend punë në administratë.
Nga përgjimet rezulton se Florida Beu ishte gjithnjë e shqetësuar nëse i kishte dhënë Vodës shumën e duhur.

Biseda mes Florida Beut dhe Majlinda Hasanit

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo

Majlinda: Moj ti je budallaqe, edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë…

Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të më vëjë në një vend tamam

Majlinda: Ja thashë unë tashti dhe do iki prapë tia them, dëgjo këtu se ajo pesqind mijë lekë do marri, do nja dy vjet ti laj , jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani …., rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë

Florida: Se di sa jepet në këto raste

Majlinda: Mirë e ke edhe dy do i japësh asaj…

Florida: Po pra tamam

Pas këtyre bisedave Florida Beu komunikon vazhdimisht me të ëmën e saj, të cilës i thotë që duhet lek i madh. E pandehura është e shqetësuar vazhdimisht nëse paratë që i ka dhënë zëvendësministres janë apo jo të mjaftueshme.

Në një tjetër komunikim që ka pasur me Majlinda Hasanin, që duket se ka bërë dhe rolin e sekseres thuhet:

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në cantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…

Biseda e Floridës me të ëmën, ku i tregon takimin me Vodën dhe dhënien e zarfit me 1 mijë euro 

Nerenza: Po mirë si do ja bëni tani, se mezi e prite

Florida: O mami këto duan zarfin me lekë. I thashe Majlindës, pa lekë nuk të bën njeri gjë. Unë i çova njëmijë euro, ja futa në zarf, Majlinda më tha prit njëherë mos i jep më shumë. Ti kishim dhënë 2 mijë euro, a ti kishim blerë ndonjë gjë.

Edhe dje erdhi dy sekonda sa na takoi, kishte dhe dy tavolina të tjera që e prisnin për punë. Shkoi Majlinda që të pyeste për tëte Bashkia, dhe ishte me vërtetë në mbledhje nuk gënjente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here