Google search engine
Home Aktualitet Punime në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm: Kufizohet lëvizja...

Punime në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm: Kufizohet lëvizja e automjeteve

0
275

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey).

Po pavarësisht punimeve, njofton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

“Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë”, njofton ARRSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here