Google search engine
Home Aktualitet Po vinte drejt Tiranës, makina e amerikanit shpërthen në flakë në tunelin...

Po vinte drejt Tiranës, makina e amerikanit shpërthen në flakë në tunelin e Kalimashit, bllokohet lëvizja

0
265

Një makinë ka shpërthyer në flakë, mëngjesin e kësaj të marte, në tunelin e Kalimashit. Mësohet se mjeti po udhëtonte drejt Tiranës dhe drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi.

Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin, duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të bashkisë e stacionuar pranë tunelit, e cila ka ndërhyrë duke shuar flakët.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, përveç atyre materiale, ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit, korsia e rrugës së Kombit Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve. Aktualisht qarkullimi është kthyet në normalitet dhe është i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here