Google search engine
Home Politike Drejtesi Një tjetër emër largohet nga drejtësia/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e...

Një tjetër emër largohet nga drejtësia/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e njohur

0
258

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mirela Iliopullo.

Gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Iliopullo nuk ishte prezente gjatë shpalljes së vendimit, ndërsa pocesi i vetingut ndaj saj u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen. 

Gjatë seacës dëgjimore Komisioni i kaloi barrën e provës subjektit për pamundësi financiare për investime në pasuri të patundshme, mosdeklarime të pasurive të patundshme gjatë deklarimeve periodike në ILDKPKI.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 ajo e ka ushtruar funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here