Google search engine
Home Politike Drejtesi Kush janë dy avokatet që fundosën Rovena Vodën/Ish-zv.ministrja e Ramës u premtoi...

Kush janë dy avokatet që fundosën Rovena Vodën/Ish-zv.ministrja e Ramës u premtoi punë në shtet, por në fund bën veprimin surprizë

0
270

Dalin detaje të reja nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ish-zv-ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Sipas burimeve nga SPAK, Voda ka marrë vlerat monetare nga shtetasja Florida Beu, me qëllim që kjo e fundit të emërohej në detyrë, në shërbimin civil.

Por pavarësisht dhënies së vlerave monetare, emërimi nuk është bërë.

SPAK ka verifikuar dokumentacionin dhe sipas këtyre verifikimeve Florida Beu nuk ka marrë detyrën.

Ndërkohë që është ende e paqartë nëse ka qenë shtetasja në fjalë që ka bërë kallëzimin ndaj ish-zv/ministres së Brendshme dhe cili është roli i shtetases tjetër Majlinda Hasani, që përfshihet në këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here