Google search engine
Home Aktualitet “Jemi kompetentë për rritjen e tyre”/ Drejtori nxjerr prapaskenat e kultivimit të...

“Jemi kompetentë për rritjen e tyre”/ Drejtori nxjerr prapaskenat e kultivimit të kanabisit në serat e shtetit

0
257

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, Andrea Muço u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se prej janarit, në qendrën që drejtohet prej tij mbillet kanabis, me leje të prokurorisë dhe policisë.

Sipas tij, rritja e bimëve narkotike krah për krah me domatet nuk i dëmton këto të fundit, dhe se punonjësit aty janë kompetentë.

Por nëse kultivimi i kanabisit është i ligjshëm, pse e fshiu videon ministria e Bujqësisë?

Muço deklaroi se nuk mund të përgjigjej për ministrinë, por bimët narkotike janë aty dhe nuk janë larguar.

Edhe pse mediat kërkuan të filmonin që dje në ambientet e qendrës, ku pati edhe një zjarr, një ditë më pas duket se dera për gazetarët është e hapur.

Pjesë nga biseda

Muço: Gazetarët kanë ardhur disa herë këto ditë. Rënia e zjarrit me serën dhe kanabisin ka distancë. Kanabisi vazhdon të jetë aty. Nuk e di mirë nëse është i njëjti që ishte në video. Policia ka marrë monstrat e tyre. Atje ka kanabis.

Pyetje: A kanë certifikatë sigurie ata që ruajnë kanabisin

Muço: Kjo detyrë që na është ngarkuar nga institucionet. Kemi një protokoll të përcaktuar.

Pyetje: A jeni trajnuar për të menaxhuar këto monstra kanabisi?

Muço: Për pjesën e teknologjisë ne jemi kompetentë. Ato janë të ngjashme me perimet.

Pyetje: Sa bimë kanabisi janë aty?

Muço: Unë di që tani gjendje janë 8 monstra, ndërsa 27 të tjera janë marrë me procesverbal. Nuk e di fiks me numër bimësh. Gjithçka është e përcaktuar, sa fara kanë ardhur, sa kanë mbirë, sa janë rritur.

Pyetje: A mund të vijnë gazetarët të filmojnë?

Muço: Janë të mirëpritur. Por janë prova të prokurorisë, jo të ministrisë. Ne kujdesemi për mbirjen dhe rritjen e tyre. Duhet të merret leje nga prokuroria. Akuzat që bëhen se po i fshehim opinionit të vërtetën është nuk janë të sakta. Bimët janë aty.

Pyetje: A i dëmton eksperimenti perimet përreth?

Muço: Nuk ka arsye që të dëmtohen

Pyetje: A duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Muço: Nuk është aktivitet illegal. Nuk ndjehem keq, kjo është punë e përditshme për mua?

Pyetje: Pse e modifikoi videon ministria?

Muço: Këtë nuk e di. Bimët e kanabisit janë aty. Pjesa tjetër është marrë nga organet e policisë. Policia vjen dhe i shkul vetë me dorë bimët. Nëse janë 200-300, ato marrin sa u duhet dhe të tjerat i djegin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here