Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në këtë forcë politike, Edvin Kulluri, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lidhur me çuarjen në gjykatë nga SPAK të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.
Kulluri pyet kreun e PD-së Lulzim Basha nëse do mbajë përgjegjësi. Ai thotë se “bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë dhe më pas t’i lësh në duart e drejtësisë”. Ai e quan Bashën sharlatan, ndërsa u kërkon demokratëve të mendohen mirë para se t’i shërbejnë me verbëri atij.
“Kush mban përgjegjësi për çuarjen nga SPAK të Eduart Kaprit në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit për ‘pengim të zgjedhjeve’ të 30 qershorit 2019?!
Përvec përgjegjësisë personale, a ka patur udhëzim të Lulzim Bashës për të bllokuar qendrat e votimit?!
A ka përgjegjësi morale dhe politike Kryetari i PD për bashkëpunëtorët e tij politik?!
Lulzim, bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë dhe më pas ti lësh në duart e drejtësisë!
Ju të tjerët që u bëtë kamikazë të një të papërgjegjshmi mbase duhet të mendoheni mirë para se ti shërbeni me verbëri një sharlatani!”- shkruan Kulluri.









































