Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjykata Kushtetuese/ Hidhet në KED shorti për caktimin e relatorëve që do...

Gjykata Kushtetuese/ Hidhet në KED shorti për caktimin e relatorëve që do të vlerësojnë kandidatët. Zbardhen emrat e njohur

0
236

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, dhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë 12.07.2021, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën u organizua zhvillimi i shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ky short, u zhvillua në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha:
Relator: Marsida Xhaferllari

2. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha:
Relator: Rilinda Selimi

3. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Z. Gani Dizdari:
Relator: Elona Toro

Tashmë me nisjen e kësaj faze, mbështetur plotësisht nga Gjykata e Lartë me personel dhe mjetet e nevojshme, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante.

Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here