Google search engine
Home Politike Astrit Patozi paralajmëron arrestime në nivele të larta nga SPAK, mesazhi për...

Astrit Patozi paralajmëron arrestime në nivele të larta nga SPAK, mesazhi për Lulzim Bashën

0
210

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me korrupsionin në vend, ku sipas të cilit; korrupsioni frymëzohet dhe buron nga nivelet më të larta të qeverisjes socialiste.

Patozo paralajmëron me përdorjen e termave pasi kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

POSTIMI I PLOTË

QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here