SPAK ka zbuluar skandalin me tenderin korruptiv në Ministrinë e Mbrojtjes për blerjen e uniformave të policië, ku vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh. Pikërisht në momentin kur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara bëri tenderin korruptiv të uniformave të policisë, rezulton se socialisti Plarent Ndreca është larguar nga posti i sekretarit të ministrisë së Brendshme.
Në një lidhje për emisionin “Breaking”, Ndreca u shpreh se largimi i tij nuk kishte lidhje me tenderin.
“Nuk ka lidhje as me rastin dhe as me shkakun. Me sa mbaj mend nuk ka qenë lidhur ende kontrata, me sa mbaj mend. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka lidhje me Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, e cila është krijuar nga ministria”, tha ai.
Por si është e mundur që u zhvillua ky tender pa firmën e sekretarit të Përgjithshëm?
Ndreca pretendon se ky tender është zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe ministri dhe sekretari i Përgjithshëm nuk kanë lidhje me procedurat.
“Me vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di . Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di ça të them tjetër”, tha Ndreca.









































