Pas më shumë se një jave, Papa Francesco ka dalë sërish në publik për të mbajtur një fjalim të shkurtër. Nga ballkoni i katit të 10 të spitalit Gemelli në Romë, Papa falenderoi të gjithë besimtarët për lutjet e tyre, gjatë kohës që ai ishte duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Kam ndjerë shumë afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Falënderime të përzemërta!,“-tha ai duke u ndërprerë disa herë nga thirrjet e qytetarëve që ishin mbledhur për ta parë nga afër.
“Në këto ditë shtrimi në spital, unë kam provuar se sa i rëndësishëm është një shërbim i mirë shëndetësor, i arritshëm për të gjithë, siç ka në Itali dhe vende të tjera. Një shërbim shëndetësor falas që siguron një shërbim të mirë të arritshëm për të gjithë. Ky është aset i çmuar. Ne duhet të dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, sepse i shërben të gjithëve dhe kërkon kontributin e të gjithëve,“-tha ai.









































