Një lajm i trishtë ka ardhur për 19-vjeçaren Daniela Gjoka, e cila u përfshi në zjarrin që ra mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit.
Mësohet se e reja ka ndërruar jetë në Itali, aty ku u transferua sëbashku me nënën Alketën dhe motrën 15-vjeçare dhe vëllain 12-vjeçar, të cilët janë në gjendje të rëndë.
Hoteli 3 katesh në pronësi të kësaj familje u kap nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg. Në muajin gusht të këtij viti 19-vjeçarja kishte dasmën, por ëndrra e saj u ndërpre në mes.









































