Google search engine
Home Sport UEFA nuk toleron Anglinë, zbardhet vendimi më i fundit

UEFA nuk toleron Anglinë, zbardhet vendimi më i fundit

0
251

UEFA gjobiti Anglinë me 30 mijë euro për incidentin me dritë lazer ndaj portierit Peter Schmeichel kur ky i fundit po përqëndrohej përballë Harry Kane në rastin e penalltisë vendimtare që kualifikoi në finale “Tre Luanët”.

Në këtë gjobë është përfshirë edhe ndëshkimi për vërshëllimin e himnit danez para nisjes së takimit.

Anglia fitoi 2-1 ndaj Danimarkës falë një penalltie të marrë në kohën shtesë dhe të dyshimtë, kur Raheem Sterling rrëzohet brenda zonës pas një kontakti minimal me mbrojtësit danezë.

Përveç penalltisë së dyshimtë, në momentin e aksionit ndodheshin edhe dy topa në fushë, që sipas rregullores së UEFA-s në të tilla raste gjyqtari duhet të ndërpresë menjëherë takimin deri në largimin prej fushe të njërit prej topave.

Gjithsesi, Anglia është në finale dhe të dielën në mbrëmje ajo luan përballë Italisë në Wembley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here