Komenti i tij shkaktoi bujë të madhe në rrjet, Bora Zemani i jep përgjigjen e papritur ‘live’ Spartak Ngjelës

0
259

Një kompliment i avokatit Spartak Ngjela për moderatoren Bora Zemani bëri xhiron në rrjet

“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, i shkroi avokati.

Mbrëmjen e djeshme Bora ishte e ftuar në “Top Arena”, ku tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë

“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë folloë në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here