Google search engine
Home Politike Vazhdon furtuna në Polici/ Pas paralajmërimit dhe kritikave të forta që bëri...

Vazhdon furtuna në Polici/ Pas paralajmërimit dhe kritikave të forta që bëri kryeministri Rama në konferencën Live, shkarkohet shefi i komisariatit në Sarandë, Syrja Bello, zbardhet kush emërohet

0
257

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi pas takimit që Rama bëri me drejtuesit e Policisë një ditë më parë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë, kryeministri e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtues policie dhe pronarëve të lokaleve.

Në këtë post emërohet Klodian Kondi. Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here