“Unë kam parë disa dokumente”, Paskal Milo tregon prapaskenat: Është hiperbolizim keqdashës politik! Enver Hoxha nuk ka ndikim në masakrën e…

0
298

Historiani Paskal Milo ka komentuar raportin e Enver Hoxhës me Kosovën. Milo tha se Hoxha nuk ka qenë anti-kosovar, ndërkohë që shtoi se masakra e Tivarit është e stisur dhe nuk ka lidhje me Enver Hoxhën. Historiani u shpreh se deklaratat se Hoxha ka pasur gisht në këtë masakër janë hiperbolizime politike keqdashëse.

“Në platformë e ka pasur Balli Kombëtar Kosovën se ka qenë më tepër i angazhuar për ta përdorur edhe çështjen e bashkimit me Shqipërinë. Kurse komunistët në vetvete ishin shqiptarë si gjithë të tjerët, por kufizimin ua diktoj Partia Komuniste e Jugosllavisë, veçanërisht, Tempo. Nuk mendoj se ka bazë ajo që thuhet për Enver Hoxhën se ka qenë anti- kosovar. Balli shfrytëzoi Konferencën e Mukjes dhe vetë Hoxha e ka thënë që kemi paguar çmim të rëndë në lidhje me Kosovën. Masakra e Tivarit nuk ka lidhje me Enver Hoxhën, është e stisur. Mund të ketë fakte të tjera bashkëpunimi me autoritetet jugosllave që i kanë marrë shqiptarët dhe ua kanë dorëzuar jugosllavëve. Por që të ketë dorë Enver Hoxha në masakrën e Tivarit ky është hiperbolizim keqdashës politik. Unë kam parë disa dokumente të tilla si letra që komandanti i divizionit të 5-të dhe komisar ka qenë Ramiz Alia. Ka letra të tyre ku përshkruajnë gjendjen e vështirë dhe keqtrajtimin që u bëhej shqiptarëve të Kosovës”, tha Milo në MCN TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here