Google search engine
Home Aktualitet Aksident tragjik në Korçë/ E zuri poshtë makina me dru, ndahet nga...

Aksident tragjik në Korçë/ E zuri poshtë makina me dru, ndahet nga jeta zyrtari i lartë 38-vjeçar

0
214

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Dushar të njësisë administrative Lozhan, në Maliq.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38-vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here