Google search engine
Home Politike Drejtesi Zbardhet dosja e plotë/ Drejtori i Ndërmarrjes urdhëron menaxherin e karburantit pas...

Zbardhet dosja e plotë/ Drejtori i Ndërmarrjes urdhëron menaxherin e karburantit pas ultimatumit të kryetarit të bashkisë: Mbushe shpejt tani makinën me ‘3 teta’, është çuni i shefit

0
219

Zbardhet dosja e plotë e hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishtheëm dhe Bitaj.

Fatos Tushe është kapur duke shpërdoruar detyrën në disa drejtime. Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit, Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë
Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Personi: Unë nesër do iki me pushime…
Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj
Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here