Google search engine
Home Bota SHBA nuk arrin të vaksinojë 70% të qytetarëve deri më 4 korrik,...

SHBA nuk arrin të vaksinojë 70% të qytetarëve deri më 4 korrik, Joe Biden merr vendimin URGJENT

0
337

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se në vend do të nisë vaksinimi anti-COVID i qytetarëve “derë me derë”.

Ky vendim ka ardhur pas dështimit të qëllimit fillestar për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik dhe dëshirës për intensifikimin e fushatës për arritjen e imunitetit të tufës.

“Tani do të duhet të shkojmë nga komuniteti në komunitet, nga lagje në lagje dhe nga ‘dera në derë’, literalisht do të trokasim në dyert e shtëpive për të ndihmuar njerëzit dhe t’i mbrojtur nga virusi i COVID-19”, tha presidenti.

Presidenti amerikan, ditën e djeshme doli në një deklaratë nga ku i bëri thirrje çdo qytetari të pavaksinuar të marri dozat e njerëz prej vaksinave të miratuara nga FDA.

Ai shtoi se qytetarët e pavaksinuar janë një rrezik për komunitetin, për qytetarët që i rrethojnë dhe njerëzit e tyre të dashur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here