Google search engine
Home Politike Drejtesi “Na ka dalë garant Fatosi”/ Publikohen bisedat mes punonjësve të Bashkisë Lushnje,...

“Na ka dalë garant Fatosi”/ Publikohen bisedat mes punonjësve të Bashkisë Lushnje, zbardhen faktet e rënda: Drejtori na ka bërë 20 herë mbledhje se çdo themi para prokurorëve të SPAK

0
212

Grupi i punonjësve të Bashkisë së Lushnjes të cilët u arrestuan SPAK së bashku me krybashkiakun Fatos Tushe, ishin vënë në dijeni që prokuroria kishte nisur hetimet ndaj tyre.

Mësohet se sipas përgjimeve të zbardhura qe ndodhën në dosjen e SPAK, kryebashkiaku Fatos Tushe kishte bërë 20 herë mbledhje se çfarë do u thuhet prokurorëve.

Përgjimet:

Punonjësi 1:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni

Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër

Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri

Punonjësi 2: Po ajo çne

Punonjësi 1: Është njësi ajo

Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë

Punonjësi 2: Ti?

Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë

Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia

Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim

Punonjësi 2: Ahtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton

Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot

Punonjësi 2: Kush tha

Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot

Punonjësi 2: Epo mirë

Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje

Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here